Ka ndodhur

Humb jetën gjatë punës mekaniku në Kurbin, e zë poshtë kamioni

Gazeta Si – Një mekanik ka humbur jetën gjatë punës sot në Kurbin. 45-vjeçari, sipas njoftimit të policisë, është zënë poshtë nga kampioni që po riparonte.

Ngjarja aksidentale i ka shkaktuar plagë të rënda mekanikut, që fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.

Njoftimi i policisë:
Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A.M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë