Ka ndodhur

Humb jetën fëmija 2 vjeç në një aksident në Fushë-Kuqe të Kurbinit

Gazeta Si - Një fëmijë i mitur ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik që ka ndodhur mbrçmjen e kësaj të marte në kryqëzimin e Fushë-Kuqes në Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushë Kuqe, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Fushë Kuqes”.

Policia thotë se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E.T., me automjetin me drejtues shtetasin A.R.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A.R. dhe pasagjerja I.R., të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija 2-vjeç i çiftit.

Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet mbi ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë