Gazeta Si – Një aksident me vdekje ka ndodhur në punë në Portin e Durrësit, ku një punëtor 19-vjeçar me iniciale R.G., i sektorit të ngarkim-shkarkimit, u aksidentua duke punuar në sheshin e konteinerëve.
19-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital. Fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të plagëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




