Ka ndodhur

Humb jetën 65-vjeçari në Fushë-Arrëz, dyshohet se e ka zënë korenti

Gazeta Si – Një 65-vjeçar ka humbur jetën sot Fushë–Arrëz, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sipas informacioneve të para, shtetasi që ka ndërruar jetë, jetonte i vetëm.

‘Rreth orës 14:15, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Arst, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit V.N., 65 vjeç, aktualisht banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkak se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike”, – shkruhet në njoftimin e policisë.

Policia dhe autoritetet përkatëse kanë shkuar në vendngjarje, ku po hetojnë për rrethanat e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë