Ka ndodhur

Humb drejtimin e automjetit, përplaset për vdekje një 60-vjeçar në Vlorë

Gazeta Si – Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e të hënës rreth orës 08:40 në aksin rrugor Vlorë-Orikum, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Sipas policisë, drejtuesi 53-vjeçar me iniciale K.M., humbi kontrollin e automjetit të tij tip “Kama”, mjet me karroceri, dhe aksidenti një këmbësor.

Për shkak të përplasjes së fortë, ky i fundit ndërroi jetë në vendngjarja. Viktima është rreth 60 vjeç, ndërsa identiteti nuk dihet ende.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë