Ka ndodhur

Humb betejën nga Covid 19 gjenerali Ndriçim Sallaku

Koronavirusi i ka marrë jetën komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallakut.

Lajmi është bërë me dije nga miqtë e gjeneralit, si dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Dy vjet më parë, gjeneral Sallaku, mori  detyrën e re si komandant i Komandës Mbështetëse, duke zëvendësuar kolonel Gasper Lalën, i cili e mbajti këtë detyrë për afërsisht 2 vite.

“Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për komunitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.

Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19. Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!”, – shkruan ministri Peleshi në mesazhin e tij ngushëllues në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë