Ngjarje

Huawei në listën e zezë, por si ndikon vendimi për shqiptarët

Kohët e fundit Uashingtoni shtoi Huawein në listën e kompanive që firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë.
Sipas zëdhënësit të firmës Song Liuping, kjo procedurë vendos një precedent të rrezikshëm, që do të dëmtojë miliarda konsumatorë. Në konferencën e fundit për shtyp ai është shprehur se ndalimi i tregtisë, do të dëmtonte direkt kompanitë amerikane dhe do të prektë vendet e punës.
Huawei i ka mohuar gjatë gjithë kohës pretendimet se përdorimi i produkteve të saj, paraqet rreziqe sigurie dhe thotë se është i pavarur nga qeveria kineze.
“Politikanët në SHBA po përdorin forcën e një kombi të tërë për t’iu vënë pas një kompanie private. Ky vendim kërcënon të dëmtojë klientët tanë në mbi 170 vende, duke përfshirë më shumë se tre miliardë konsumatorë që përdorin produktet dhe shërbimet Huawei në të gjithë botën”, tha zoti Song.

Duke u nisur nga deklarata e zëdhënësit të kompanisë padyshim që kjo markë gjendet në masë të gjerë edhe në tregun shqiptar. Kështu që duke i’u nisur nga ky fakt lind pyetja sa do të ndikojnë këto vendime në vendin tonë? Eksperti i IT, Engjëll Raklli shpjegon për Gazeta Si se është e qartë që kompania nuk do të humbas tregun.

Engjëll Raklli, ekspert IT

“Mendoj se ekspertët e kompanisë do të bëjnë çmos që të kenë një sistem operimi të tij, të personalizuar. Ashtu siç ka edhe Samsung, përveç Play Story, për të shkarkuar aplikacionet që tërheqin përdoruesit, kryesisht të rinjtë. Plus jam i sigurt që edhe sistemi i tyre i operimit do të jetë mjaftueshëm i mirë për t’u përdorur,” ka than Raklli për Gazeta Si.
Ashtu siç dimë Android është në pronësi të Google dhe kjo do të thotë, që gjithkush është i lirë të përmirësojë dhe të adaptojë programe të vazhdueshme. Edhe pse kjo lirshmëri shikohet si një kërcënim i madh për sa i përket sulmeve kibernetike, statistikat e viteve të fundit tregojnë se edhe shqiptarët bëjnë pjesët tek ata që, preferojnë telefonat që operojnë me anë të sistemit Android.
“Unë nuk mendoj se ndikimi nuk do të jetë shumë i madh, sepse nuk e shikoj se ka një lidhje shumë të madhe të përdoruesve me sistemin e operimit. Do të ketë ndikim patjetër sepse përdoruesit kryesisht gjatë këtyre 10 viteve të fundit, janë mësuar ose me IOS ose me Android dhe normalisht kalimi në një sistem tjetër ka nevojë që të përshtatesh, ka nevojë të ndërrosh edhe mënyrën se si i përdor telefonin dhe programet brenda tij. Sepse këto sisteme operimi realisht ndikojnë në mënyrën se, si aplikacionet ndërtohen mbi to, patjetër që do të ketë ndikim, por nuk do të jetë i madh,” shprehet Raklli.

Sipas tij kjo gjë vjen për shkak edhe të mënyrës, se si përballet klienti me tregun. Ai shpjegon se në fund të ditës, ajo ç’ka do të përkufizojë shpërndarjen e Huaweit në tregun shqiptar, do të jetë çmimi dhe çfarë përdoruesi merr në termat harduike, si kamera, shpejtësia apo rezolucioni.
“Në fund të ditës këto janë gjërat e rëndësishme të një telefoni se sa është një sistem operimi. Madje mund të ketë edhe përfitime, pasi njerëzit mund ta përcaktojnë më të mirë se Android. Në këndvështrimin tim, sistemi i operimit Android nuk është më i miri në treg, të paktën për përdorues që janë fundor të thjeshtë dhe nuk kanë njohuri teknike,” shton ai.
Gjiganti i teknologjisë kineze, prej kohësh është bërë simbol i sfidës teknologjike midis Uashingtonit dhe Pekinit. Një “luftë” të cilën Shtetet e Bashkuara nuk janë të vendosur për ta fituar vetëm në tokën e tyre, ku tashmë Huawei është rrëzuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë