Kompania kineze e telekomunikacionit Huawei ka thënë se ndëprerja e përfshirjes së saj në pjesëmarrjen e 5G do ta dëmtonte Britaninë.
Në janar, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar miratoi një rol të kufizuar për Huawei në ndërtimin e rrjeteve të reja të të dhënave në vend.
Por në mars, një rebelim brenda partisë Konservatore sinjalizoi përpjekjet për të rrëzuar këtë lwvizje.
Në një letër të hapur, kompania gjithashtu bëri me dije se ishte e përqendruar që të mbajë Britaninë e Madhe të lidhur gjatë krizës Covid-19.
Por pandemia mund të rrisë presionin ndaj qeverisë për të marrë një linjë më të ashpër ndaj kompanisë.
‘Korsi e ngadaltë’
Në letër, shefi i Huawei në Mbretërinë e Bashkuar, Victor Zhang thotë se përdorimi i të dhënave në vend është rritur me të paktën 50% që kur virusi goditi për herë të parë Mbretërinë e Bashkuar, duke vendosur “presion të konsiderueshëm” në sistemet e telekomunikacionit.
Huawei thotë se ka punuar me partnerë si BT, Vodafone dhe EE për t’u marrë me rritjen dhe gjithashtu ka ngritur tre magazina të reja në të gjithë vendin për të siguruar që pjesët rezervë të jenw gati për furnizim.
Z. Zhang gjithashtu thotë se kriza aktuale ka nxjerrë në pah se sa njerëz, veçanërisht në komunitetet rurale, janë “mbetur në një korsi dixhitale të ngadaltë”. Dhe ai paralajmëron se përjashtimi i Huawei nga një rol i ardhshëm në 5G do të ishte një gabim.
“Ka nga ata që zgjedhin të vazhdojnë të na sulmojnë pa paraqitur prova,” shkruan ai.
“Përçarja e përfshirjes sonë në pjesëmarrjen në 5G do ta dëmtonte Britaninë.”
Qeveria ka përjashtuar Huawei-n nga pjesët më të ndjeshme të rrjeteve mobile në Mbretërinë e Bashkuar, dhe e ka kufizuar atë në 35% nw periferi, qw përfshin antenat e saj të radiove.
Por kritikët argumentojnë se është një rrezik sigurie për të lejuar kompaninë kineze të luajë ndonjë rol për shkak të frikës se mund të përdorej nga Pekini për të spiunuar apo edhe për komunikime sabotimi.
Në fillim të marsit, 38 deputetë konservatorë u rebeluan për këtë çështje, një numër më i madh se sa pritej. Kjo tregon për një shqetësim të mundshëm kur projektligji për Infrastrukturën e Telekomunikacionit tw kalojw nw Parlament, i cili planifikohet të ndodhë më vonë gjatë këtij viti.
Kriza e koronavirusit nxjerr në pah tensionin midis çështjeve të sigurisë ekonomike dhe kombëtare që e bëjnë temën kaq të diskutueshme.
Nga njëra anë është nevoja për një lidhje më të madhe për të nxitur rritjen ekonomike. Përkrahësit e rolit të Huawei argumentojnë se përjashtimi i tij do të ndikonte si nw ngadalësimin dhe rritjen e kostos sw ofrimit të rrjeteve më të shpejtë dhe më të besueshëm.
Nga ana tjetër është zemërimi i drejtuar Kinës për shkak të sjelljes së gabuar të saj ndaj shpërthimit fillestar Covid-19, si dhe shqetësimeve më të gjera për varësinë në rritje nga teknologjitë dhe kompanitë e saj.
Ministrat e panjohur dhe zyrtarët e vjetër u cituan së fundmi se thanë se do të duhej të kishte një “llogaridhënie” pasi të përfundojë kriza aktuale.
Një pjesë e kësaj mund të përfshijë një përmbysje të vendimit të janarit – një shqetësim i cili mund të shpjegojë vendimin për të shkruar letrën.
Më 4 Prill, një grup prej 15 deputetësh konservatorë kërkuan të rishikojnë marrëdhëniet me Kinën në letrën e tyre drejtuar Kryeministrit, shkruar një ditë para se të shtrohej në spital.
“Me kalimin e kohës, ne i kemi lejuar vetes të rritemi të varur nga Kina dhe nuk kemi arritur të shohim një strategji të nevojave afatgjata ekonomike, teknike dhe të sigurisë në Britani”, shkruajti grupi. Ndër nënshkruesit ishin Iain Duncan Smith, David Davis dhe Bob Seely.
Kuptohet që Huawei ka pritur derisa Kryeministri të ishte jashtë spitalit përpara se të lëshonte letrën./BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




