Politike

Hoxha, Vëngu dhe Malaj / Kush janë 3 drejtorët që Rama u besoi Ministrinë e Brendshme, Mbrojtjen dhe Financat në vitin e fundit të mandatit të III qeverisës

Kryeministri Edi Rama vendoi që ti besojë 3 emrave jo politikë, 3 nga ministritë më të rëndësishme të kabinetit që ai drejton në vitin e fundit të mandatit të tretë qeverisës.

Nga Ministria e Brendshme largohet Taulant Balla, një nga njerëzit më të rëndësishëm të PS-së, i cili qëndroi 1 vit në këtë post dhe në vend të tij emërohet drejtori aktual i IKMT-së, Ervin Hoxha.

Në CV-në e tij thuhet se për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.

Në ministrinë e Financave ikën Ervin Mete dhe në vend të tij ëshë emëruar Petrit Malaj, drejtori aktual i AKBN-në.

Sipas një CV-ja te publikuar online, Petrit Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.

Ndërsa në ministrinë e Mbrojtjes është larguar Niko Peleshi dhe vendin e tij e ka zënë drejtori aktual i Portit të Durrësit, Pirro Vengu.

Më herët ai ka mbajtur postin e drejtorit Antikorrupsionit në Kryeministri. Vengu ka qenë edhe shefi i kabinetit të ish-ministrit për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati në qeverinë “Rama 1”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë