Kosova

Hovenier përfundon mandatin: SHBA-ja e përkushtuar ndaj partneritetit me Kosovën

Nga Gazeta ‘Si’- Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Uashingtoni dëshiron që ta shohë Kosovën të ketë sukses dhe të avancojë, duke shtuar se mbetet i përkushtuar në partneritetin me Prishtinën.

Ai këtë deklaratë e bëri pas takimit të lamtumirës që zhvilloi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën, vendosën kurora lulesh pranë shtatores së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Dua të falënderoj popullin e Kosovës. Ka qenë puna e ime e ëndrrave që të shërbej si ambasador amerikan në këto tre vjet dhe të kem mundësinë që të punoj me popullin e Kosovës dhe të ndihmoj shtetin që të përparojë. SHBA-ja është e përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Ne duam ta shohim Kosovën që të ketë sukses, të avancojë”, tha Hovenier.

Hovenier ka shërbyer si ambasadori i SHBA-së në Kosovë në tre vjetët e fundit.

Osmani e falënderoi Hovenierin për bashkëpunimin në këto tre vjet dhe punën, siç tha ajo, “në mbrojtjen e themeleve të kësaj aleance ekzistenciale për popullin tonë”.

Ajo përmendi se Hovenieri është angazhuar për çështjen e Kosovës që një çerek shekulli, pasi tha se ai ishte pjesë e ekipit të presidentit Marti Ahtisaari, i cili hartoi planin që çoi në pavarësinë e Kosovës.

Hovenier tha se nëse krahasohet Kosova nga vitet ’90 me sot, “s’ka dyshim” që shteti ka shënuar progres.

“Po largohem si një mik më i madh i Kosova sesa kur arrita”, përfundoi ai. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë