Kosova

Hovenier: Një pjesë e Marrëveshjes së Ohrit ka filluar të zbatohet

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, është shprehur se tashmë Marrëveshja e arritur në Ohër ka filluar të zbatohet.

Në një deklaratë për T7, Hovenier u shpreh se SHBA beson fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht.

“Para së gjithash, unë do të thoja se një pjesë e marrëveshjes po zbatohet tashmë dhe natyrisht është një proces për të zbatuar të gjithë marrëveshjen. Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht dhe ne gjithashtu kemi dëgjuar të njëjtën gjë të thotë edhe kryeministri i Kosovës.”

Diplomati amerikan shton se hapi i radhës është takimi i 4 prillit për të cilin shpreson të jetë i suksesshëm.

“Hapi tjetër është takimi më 4 prill, e dini se dialogu i Miroslav Lajçakut është një dialog i ri i lehtësuar që po i tërheq kryenegociatorët të bisedojnë pikërisht për ato çështje dhe ne presim një takim të suksesshëm në mënyrë që të ecim përpara zbatimin e marrëveshjes.”

Takimi i 4 prillit është caktuar e konfirmuar nga zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe do zhvillohet në nivel kryenegociatorësh.

Kryenegociatori i Kosovës për këto takime është zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë