Nga Gazeta ‘Si’- Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar një takim lamtumire me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
Hovenieri, përmes një postimi në platformën “X” tha se në këtë takim ritheksoi përkushtimin e SHBA-së për një Kosovë sovrane.
In my farewell meeting with Deputy Prime Minister @BislimiBesnik today, I reiterated our commitment to a sovereign, democratic, and multiethnic Kosovo and reinforced our support of Kosovo’s progress towards European and Euro-Atlantic integration. pic.twitter.com/DAfESSPeU5
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 9, 2024
“Në takimin tim të lamtumirës sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ritheksova përkushtimin tonë për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike dhe përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, shkroi Hovenieri.
Bislimi e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin në këto tre vitet e fundit, duke i uruar suksese në vijim në detyrat e tij të ardhshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.