Pas gati një viti në krye të qeverisë, Avdullah Hoti ia dorëzoi sot detyrën kryeministrit të ri, Albin Kurti.
Kreu i Vetëvendosjes merr për herë të dytë detyrën në një ceremoni zyrtare në zyrën e kryeministrisë, për të mbajtur më pas mbledhjen e parë të Qeverisë. Kurti mësohet se do të vizitojë gjatë ditës kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe do të takohet më vonë me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Pas seancës ku mori besimin e deputetëve me 67 vota pro, Kurti prezantoi kabinetin e ri dhe bëri thirrje që Kuvendi i Kosovës të procedojë me zgjedhjen e presidentit. Ai bëri thirrje Partisë Demokratike e Kosovës dhe Aleances për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjen e Vjosa Osmanit në postin e presidentes.
“Jeta politike e zonjës Osmani, dinjiteti, përgjegjësia me të cilën ajo ka përfaqësuar qytetarët dhe marrja e 300 mijë votave të qytetarëve të Kosovës na tregojnë se Vjosa Osmani duhet të jetë presidente e re e Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



