Biznes

Hotelet e restorantet ‘hëngrën’ presionin e qeverisë me referencat, deri 25% rritje page për punonjësit

Nga Gazeta ‘SI’ – Sezoni veror ka stimuluar më tej aktivitetin e sektorit të shërbimeve dhe pasurive të paluajtshme.

Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë, sektori i hotelerisë dhe real estate patën rritjen më të fortë të shitjeve, me 14.5% dhe 11% respektivisht. Për të njëjtën periudhë shitjet në bar-restorante u zgjeruan me 9% dhe komunikacioni me 8.4%.

Si pasojë këto biznese shtuan edhe numrin e të punësuarve, 9% në hotele dhe 4% në agjencitë e udhëtimit.

Nga sektori i hotelerisë raportohet edhe një rritje e fortë e pagave, me 25%, ndjekur nga pasuritë e patundshme me 18.4%, tregtia me 16%, agjencitë e udhëtimit me 13% dhe bar-restorantet me 12%. Gjithsesi nuk është e qartë nëse rritja e pagave është reale, apo thjesht një formalizim i sektorit nën presionin e qeverisë. Tatimet publikuan në fillim të sezonit një listë me vlera reference për pagat e sektorit, me qëllim uljen e evazionit, duke nisur nga minimumi 55 mijë lekë për rojet dhe minimumi 130 mijë lekë për shefat e pastiçerive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë