Ngjarje

‘Homeland Justice’ publikon të dhënat e kartave të identitetit të 65 mijë shqiptarëve

Nga Gazeta “Si” - Grupi i hakerave iranianë i kanë dhënë një tjetër goditje Shqipërisë.

Në një link të publikuar në faqen e tyre, “Homeland Justice” ka publikuar listën e të dhënave biometrike të shqiptarëve, të marra nga kartat e identitetit. 

Dokumenti prej më shumë se 1.300 mijë faqesh, përmban të dhënat e 65 mijë shqiptarëve.

Rrjedhja e ID-ve vjen disa muaj pas sulmit të hakerave ndaj INSTAT dhe faqeve online të qeverisë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë