Në nder të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili ndërroi jetë një ditë më parë, janë zhvilluar këtë të enjte homazhet e rastit. Në këto homazhe ishin figura të rëndësishme politike dhe jetës publike në vend.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh se Sejdini ishte një njeri i përkushtuar dhe një shembull se si të gjithë duhet të punojmë bashkë në të mirë të qytetarëve, pavarësisht ndasive politike. “Jam shumë i prekur nga ky largim i parakohshëm i një miku të mirë si Qazim Sejdini. Kam punuar për një kohë të gjatë bashkë me të, në dobi të zhvillimit të Elbasanit qoftë si prefekt, pastaj për 3 mandate si kryetar i bashkisë së Elbasanit. Dua të them se Qazim Sejdini transmetonte qetësi, ka bërë gjithçka ka mundur në dobi të zhvillimit të Elbasanit. Pavarësisht ndasive politike, ai u mundua të përçojë mesazhin e bashkëpunimit në dobi të qytetit. Punonte çdo ditë në të mirë të qytetit pavarësisht ndasive politike”, tha Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




