Futboll

Homazh drithërues nga tifozët e Trabzonsporit për viktimat e tërmetit

Gazeta Si – Tifozët e Trabzonsporit i kanë prekur të gjithë me koreografinë dedikuar viktimave që shkaktoi tërmeti në Turqi. Ata krijuan një koreografi shumë të veçantë sot në stadium, gjatë ndeshjes së Ligës së Konferencës ndaj Bazelit.

Tifozët e Trabzonsporit mbanin të gjithë flamuj të vegjël të Turqisë në duar. Në një pjesë të tribunës shfaqej një grusht që mban flamurin turk. Imazhi më prekës është ai i një zjarrfikësi që mban në duar një fëmijë.

Në kaskën e punonjësit zjarrfikës janë flamujt e shteteve të tjerëa, edhe ai shqiptar sigurisht, si shenjë falënderimi për ndihmën që i është dhënë Turqisë në këtë moment të vështirë.

Ishte ky homazhi që tifozët kanë bërë për viktimat e tërmetit të fuqishëm, që goditi Turqinë dhe Sirinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë