Nga Gazeta ‘Si’- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se Komisioni i Venecias nuk mund të përdoret për të kundërshtuar vendimet e GjK që janë përfundimtare dhe duhen zbatuar.
Ajo gjithashtu shtoi se kërkimi i një opinioni nuk duhet të përdoret si një mjet për të vënë në diskutim vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese.
Zaçaj theksoi se ky është mësimi i 30 viteve i partneritetit të Kushtetueses me institucionet europiane.
Më tej shtoi se GJK nuk është dekorative, nuk është pronë e politikanëve, por kontratë me qytetarin.
“Në lidhje me Komisionin e Venecias, ai ka qenë partner i çmuar për GJK nëpërmjet këshillave mendimeve. Marrëdhënia mes nesh është i barabartë dhe bashkëpunues. Baza e të dhënave të Komisionit të Venecias është një bazë kushtetuese universale. Çdo vendim i ri kontribuon në shtetin e së drejtës.
Megjithatë Komisioni i Venecias nuk mund të përdoret për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese që janë fakultative dhe përfundimtare dhe duhen zbatuar.
Kjo është edhe për të respektuar ndarjen e pushteteve, GJK nuk është dekorative, nuk është pronë e politikanëve, por kontratë me qytetarin. Vetëpërmbajta është forcë dhe jo dobësi. E domosdoshme që demokracia të jetë kushtetuese, me respektim të ligjit dhe pushtet gjyqësor të pavarur”, tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



