Treg

Hollanda, vendi Nr 1 në botë për biçikleta. Rekord edhe për biçikletat elektrike


E-bikes tashmë spostojnë biçikletat standarde në Holandë, me cilësi më të lartë se çmimi.
Dashuria e holandezëve për biçikletën nuk është legjendë – janë 22.5 milion biçikleta në një vend prej 17 milionë banorësh.

E-bikes në Hollandë

Më shumë se 1 mln biçikleta u shitën vitin e kaluar në Hollandë, me rritje 5.7% nga vitit paraardhës, dhe në të njëjtën kohë konsumatorët holandezë sipas statistikave duket se dëshirojnë të shpenzojnë shuma të mëdha për biçikleta, veçanërisht për e-bikes.
E-bikes llogariten në 823 milion € nga 1,2 miliardë euro të ardhura nga shitjet në total të biçikletave në vitin 2018. Ishte viti i parë që shitjet e përgjithshme shkuan 1 miliardë euro dhe për herë të parë u shitën më shumë e-bikes sesa biçikleta standarde. Në terma njësish, u shitën 409,400 e-bikes, me 40% më shumë se në 2017-ën. Si rezultat, çmimi mesatar i një biçiklete në Holandë u rrit me rreth 200 deri në 1,207 €. Në vitin 2011 mesatarja ishte 734 €.

Sipas kreut të shoqatës së çiklizmit RAI’s Floris Liebrand tha që kjo nuk ndikon tek shitjet e biçikletave: “Jo në Hollandë. Është në kulturën tonë, në gjakun tonë.”
“Ne jemi vendi No 1 në botë për përdorimin e biçikletave, kështu që ne jemi mësuar të investojmë në to, veçanërisht në biçikletat inovative. Ka një diferencë të madhe krahasuar me vendet e tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.”

“Për ne është normale të shpenzojmë 1,000 euro për një biçikletë. Mesatarja për një e-bike është mbi 2,000 euro, por kjo është në kulturën tonë. Ne besojmë në cilësinë e produkteve tonë. Ka e-bikes 700 euro ose 900 euro por ato vijnë nga Azia juglindore dhe cilësia është e ulet.”

Liebrand u shpreh se ka një ndryshim në mendësinë e hollandezëve se biçikletat elektrike nuk shihen më si një zgjedhje për moshëm e tretë. “Në të ardhmen ne nuk do të flasim më për e-bikes, por thjesht për bikes (biçikleta)” tha ai. “E-bikes do të jenë normaliteti i ri brenda 10 – 15 viteve. Ne mendojmë se të gjitha biçikletat do të mbështeten në motorë të vegjël.

“Në Holandë, 60% e atyre që punojnë jetojnë brenda një sipërfaqje 15 km [9.3 milje] nga vendi ku punojnë dhe kjo distancë është e përkryer për një biçikletë elektronike.
“Ka pasoja. Ne kemi më pak vdekje për shkak të trafikut, por një rritje të lëndimeve të rënda, sepse njerëzit ecin më shumë dhe kur ata janë më të moshuar. Njerëzit pedalojnë edhe kur ata janë 80 “.

Organizata e çiklizmit RAI Vereniging po nxit një rritje të investimeve përpara zgjedhjeve lokale më 20 mars.

*Burimi:The Guardian


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë