Bota

Holandë, disa persona merren peng në një kafene, evakuohet zona, kapet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kafene në qytetin lindor 'Ede' në Holandë.

Një burrë mori peng të paktën katër persona (të gjithë punonjës) në kafenenë Petticoat në qytetin Ede, në Holandën lindore.

“Një kontingjent i madh policie rrethoi zonën në qendër të qytetit”, raportoi media holandeze.

Policia evakuoi rreth 150 banesa pranë lokalit, pasi personi kërcënoi se do të shpërthente eksploziv.

Pas ndërhyrjes së policisë, katër pengjet në klubin e natës në Holandë janë liruar, ndërsa autori i ngjarjes është dorëzuar dhe prangosur nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë