Euro2024

Holanda shkon në çerekfinale, ‘tulipanët’ mposhtin Rumaninë

Holanda triumfon 3-0 ndaj Rumanisë, me skuadrën e Koeman.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 0-1 falë golit të Gakpo në minutën e 20-të.

Në pjesën e dytë, sulmuesi i Liverpool realizoi edhe golin e dytë, por këtë herë, në minutën e 63-të Gakpo ishte në pozicion të parregullt.

Gjithsesi, Rumania nuk ia doli të reagonte dhe Gakpo ishte sërish protagonist, këtë herë me një asist për Malen, me ketë të fundit që realizoi golin e dytë në minutën e 83-të.

Sulmuesi i Dortmund realizoi edhe golin e tretë në minutën e tretë të shtesës

Pas kesaj fitore, Holanda rikthehet në çerekfinalet e Euopianit pas edicionit të vitit 2008.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë