Politike

Holanda s’vë veto ndaj Shqipërisë!

Holanda nuk do të vërë veton ndaj Shqipërisë nëse vendet e tjera të Bashkimit Europian bien dakort për hapjen e negociatave me vendin tonë. Gjatë një seancë parlamentare, Ministri i Jashtëm holandez deklaroi edhe njëherë se fillimi i negociatave me Shqipërinë do të ishte i parakohshëm pasi sipas tij, vendi ynë nuk i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli zyrtar. Sidoqoftë, Blok tha nëse të gjitha vendet e tjera anëtare votojnë për hapjen e negociatave, Holanda nuk do ta vendosë veton ndaj këtij vendimi, duke i lejuar kështu vendit tonë të marrë një datë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Parlamenti i Holandës, një nga vendet më skeptike për perspektivën europiane të vendit tonë, mbështeti të martën hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut ndërkohë që nga ana tjetër, mbajti një qëndrim shumë më kritik për Shqipërinë. Po megjithatë kritikat dhe shqetësimet e saj, qeveria holandeze njoftoi se nëse vendi ynë “merr bekimin” e qeverive të tjera të BE-së, Amsterdamin nuk do të bëhej “delja e zezë” e BE-së.

Duke debatuar për Shqipërinë, shumica e ligjvënësve holandezë kundërshtuan të japin dritën jeshile, duke përmendur dy kushtet kryesore që duhet të përmbushë vendi ynë, reformimin e strukturave gjyqësore dhe përmirësimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Disa parti, si të Gjerbrit, favorizuan vendimin e Bundestagut gjerman, i cili muajin e kaluar mbështeti hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke vendosur nëntë kushte.

Por shumica e deputetëve, përfshirë Ministrin e Jashtëm, zgjodhën mbajtën një qëndrim kritik për Shqipërinë. Sidoqoftë, Blok tha që nëse të gjitha vendet e tjera anëtare të BE mbështesin hapjen e bisedimeve në mbledhjen e Këshillit të BE-së javën e ardhshme, Holanda nuk do të pengonte Shqipërinë në rrugën e saj evropiane.

Stef Blok, Gazeta Si, 10 tetor 2019

Përfundimet e debatit në parlamentin holandez tani do të duhet të miratohet në një rezolutë të përbashkët të të gjitha partive parlamentare. Reezultati i debatit në Holandë është në fakt lajmi i mirë për Shqipërinë, pasi në qershor Amsterdami jo vetëm që u zotua të votonte kundër hapjes së negociatave me vendin tonë, por edhe kërkoi rikthimin e regjimit të vizave për shkak të fuqizimit të bandave shqiptare në Holandë.

Ambasada Holandeze: Luftë ndaj krimit të organizuar

Përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme holandeze, shpërndarë nga ambasada e saj në Holandë, thuhet se Holanda ndjek në mënyrë kritike progresin në të dyja vendet dhe është e mendimit se Këshilli duhet të vlerësojë secilin vend sipas meritave të veta. Në qëndrimin e saj për Shqipërinë, Holanda thekson se duhet bërë më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por nuk ka folur "shkoqur" si do të votojë.

“Këshilli ka parashtruar një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Shqipëria përpara hapjes së negociatave. Holanda e mirëpret punën e madhe dhe hapat e ndërmarra në vitin e fundit. Hollanda mendon se më shumë punë duhet bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Në reagimin e Ministrisë së Jashtme holandeze, bëhet e qartë se Holanda nuk ka asnje dilemë për t'i dhënë dritën jeshile Maqedonisë së Veriut.

“Vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet strikte përpara se të bëjnë një hap tjetër në procesin e integrimit. Në Qershor 2018, Këshilli parashtroi një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Maqedonia e Veriut përpara hapjes së negociatave. Progresi i bërë është inkurajues. Gjithashtu, marrëveshja e Prespës është një shembull për rajonin. Vazhdimësia e rasteve të ndërmarra nga Prokuroria Speciale është siguruar me dorëzimin te Prokurori i Përgjithshëm. Një hap i rëndësishëm që ende duhet të ndërmerret është miratimi i ligjit që garanton prokurorinë e pavarur në rastet e ardhshme të korrupsionit në nivelet e larta”.

Macron, Merkel dhe Mark Rute. Gazeta Si, 10 tetor 2019

Kryeministri holandez Mark Rutte ka deklaruar javën e kaluar se Holanda nuk është e bindur për të hapur negociatat me Shqipërinë këtë vjeshtë. Ai është takuar në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku shprehu shqetësimet në lidhje me Shqipërinë, për të cilën tha se ka bërë më pak përparim se Maqedonia e Veriut.


“Do të flasim për këtë me partnerët europianë në javët e ardhshme, sepse jemi të shqetësuar për përparimin që është bërë. Maqedonia e Veriut ka arritur më shumë se Shqipëria dhe do të ketë bisedime për këtë çështje”, deklaroi Rutte.

Në qershor të këtij viti, parlamenti holandez ka votuar tashmë kundër fillimit të negociatave me Tiranën dhe ka kërkuar rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, por ka dhënë “dritë jeshile” për Shkupin.

“Si shumë vende të tjera të BE-së edhe në jemi të shqetësuar. Pak më pak për Shkupin dhe më shumë për Tiranën. Ne pyesim se sa përparim ka pasur në Shqipëri dhe jemi edhe më të shqetësuar për këtë”, u shpreh kryeministri holandez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë