Futboll

Holanda mbyll stadiumet nga Covid-i, ndeshja me Norvegjinë luhet pa tifozë

Ndeshja Holandë-Norvegji, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të Katarit, e programuar për t’u luajtur në Roterdam të martën, do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Një situatë që vjen për shkak të masave shtrënguese ndaj koronavirusit nga qeveria holandeze.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri i Holandës, Mark Rutte, pas njoftimit për tri javët e karantinës së pjesëshme në vend, duke nisur nga e shtuna në mbrëmje.

Masat shtrënguese parashikojnë që lokalet dhe restorantet duhet të mbyllen në orën 20:00, kurse ndeshjet sportive në nivel profesionist do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Po ashtu, njerëzve do t’u kërkohet të punojnë nga shtëpia. Dyqanet që shesin mallra që nuk janë esenciale, duhet të mbyllen në orën 18:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë