Ndodhi ajo që pritej, kampionati holandez i futbollit është anuluar. Vendimi i qeverisë për të ndaluar eventet sportive deri më 1 shtator, ka sjellë mbylljen e parakohshme të kampionatit, që është pezulluar muajin e kaluar për shkak të pandemisë.
KNVB, federata Hollandeze, ka vendosur të përfundojë para kohe kampionatin dhe të gjitha eventet në vend. Klasifikimi përfundimtar është ai i javës 26: Ajaksi dhe AZ Alkmari, me kampionët në fuqi, që qëndronin në vendin e parë për shkak të golavarazhit dhe ndeshjeve direkte. Gjithsesi, zhvillimet e fundit kanë bërë që ky sezon të bëhet nul, nuk do të ketë as titull kampion, as ekipe të rëna nga Kategoria. ADO Den Haag dhe RKC Waalwijk janë skuadrat që përfitojnë më shumë, pasi nuk do të rrëzohen nga elita e futbollit holandez.
Por “Telegraph” raporton se klubet kryesore nga të dy kategoritë në mbledhjen e sotme kanë votuar që të mos anulohen rëniet dhe ngjitet në kategori, ku 16 klube votuan pro, 9 kundër dhe 9 abstenuan. Por, federata vuri veton e saj duke lënë në fuqi vendimin e parë. Në këtë mënyrë, Holanda bëhet vendi i dytë që merr këtë vendim pas Belgjikës, me UEFA-n që këmbëngul që kampionatet kombëtare të mbyllen, por zgjatja e pezullimit të aktiviteteve po e bën gjithçka shumë të komplikuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




