Nga Gazeta Si – Aftësia e FC Bayern për të rritur të ardhurat në sezonin 2024/25 dhe për të regjistruar një fitim tjetër vjetor lidhet edhe me një kompeticion që fillimisht nuk i kishte bindur të gjithë në klub.
“Kam qenë shumë skeptik për Kupën e Botës së Klubeve,” tha Uli Hoeneß, “por sezonin e kaluar ajo na ndihmoi të evitnonim humbjet financiare.”
Bayern fitoi 260.7 milionë euro nga të gjitha kompeticionet në sezonin 2024/25, krahasuar me 226.9 milionë euro në vitin financiar të mëparshëm.
“Ne do të kishim pasur humbje ose asnjë fitim, por Kupa e Botës së Klubeve solli rreth 30 milionë euro, duke rezultuar në një fitim të arsyeshëm dhe të nevojshëm” – tha Presidenti i Nderit. Fitimi neto pas taksave ishte 27.1 milionë euro.
Në nivel kombëtar, asnjë klub nuk mund të konkurrojë me shifra të tilla, dhe për këtë arsye nuk është rastësi që Bayern ka qenë në krye të tabelës për 43 javë radhazi.
Kampionët kanë një epërsi prej 6 pikësh ndaj rivalëve më të afërt, RB Leipzig, edhe pse ky i fundit ka fituar 8 nga 11 ndeshjet e fundit.
Kur u pyet se si Bundesliga mund të bëhet sërish më interesante, Hoeneß dha një përgjigje po aq të qartë sa edhe kontroverse: “Herët apo vonë, rregulli 50+1 duhet të shfuqizohet.”
Për shkak se te Bayern do të nevojitej një shumicë prej ¾ për të shitur më shumë se 30 për qind të aksioneve, Hoeneß beson se po flet nga një perspektivë objektive: “Mund të jem avokat i fortë për këtë pa përfituar asgjë personalisht.
Thjesht besoj se do të ndihmonte shumë klube nëse do të mund të siguronin fonde ndërkombëtare.
Dhe shpresoj që zoti Watzke, i cili është kundërshtar i vendosur, të bindet të reflektojë seriozisht.”
Rregulli 50+1 në futbollin profesionist gjerman përcakton që klubet duhet të ruajnë shumicën e të drejtës së votës në shoqëritë e tyre të ndara.
Kjo siguron që anëtarët e klubit të mos mund të marrin kontroll të plotë – siç është e mundur, në Premier League, ku fuqia financiare është e madhe.
Hans-Joachim Watzke, i cili të dielën u zgjodh President i Borussia Dortmund, ka qenë vazhdimisht mbështetës i ruajtjes së këtij rregulli.
Hoeneß, nga ana tjetër, është i bindur se konkurrenca do të ishte “më e madhe” pa këtë rregull dhe se klube si Hamburger SV, 1. FC Köln dhe VfB Stuttgart do të përfitonin.
Por deri tani, thotë ai – “nuk ka qenë e mundur të arrihen shumica të arsyeshme në organet drejtuese.”
Shumë tifozë gjithashtu kundërshtojnë lehtësimin e rregullave, veçanërisht ultrasit. “Ata gjithmonë kanë këtë ndjenjë të ndërlikuar.
Nga njëra anë, duan që ekipi i tyre të luajë në Champions League dhe nga ana tjetër duan të ruajnë gjithçka që ka 50 vjet,” kritikon Hoeneß, duke shtuar:
“Nëse vërtet dëshiron të jesh më i suksesshëm ndërkombëtarisht, duhet të rimodelosh projektin.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



