Gazeta Si – Një 40-vjeçar nga Shëngjini, u kap nga policia e Tiranës i armatosur me një armë zjarri. Ai po qarkullonte me automjet në rrugën “5 Maji” në kryeqytet, kur uniformat blu u vunë në ndjekje të tij pas informacioneve që kishin marrë në rrugë operative.
Në këtë moment, 40-vjeçari Mario Nika, sapo ka parë shërbimet e policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit çantën ku mbante një pistoletë, fishekë dhe një palë pranga.
Agjentët e policisë ndërhynë menjëherë duke kapur dhe vënë në pranga drejtuesin e automjetit. Gjithashtu u sekuestrua edhe pistoleta, municioni luftarak dhe një palë pranga që u gjetën në çantën që 40-vjeçari hodhi në tokë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



