Ka ndodhur

Hodhi nga dritarja e makinës që drejtonte pistoletën, arrestohet 28-vjeçari në Laç

Gazeta Si – Një 28-vjeçar nga Mamurrasi është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”

Mësohet se ndalimi i tij u bë i mundur në afërsi të fshatit Shëmri të Kurbinit, pasi policia sinjalizoi automjetin me të cilin udhëtonte që të ndalonte.

Pasi ka konstatuar shërbimet e policisë, i riu ka hedhur nga dritarja e mjetit një pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje.

Nga të dhënat, del se 28 vjeçari ishte dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje. Sakaq, 4 pasagjerët në makinë u proceduan për moskallëzim krimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë