Ka ndodhur

Hodhi ndezës granate në një restorant në Lezhë, kapet pas 4 muajsh arrati

Gazeta Si – Pas katër muajsh në kërkim, është vënë në pranga autori që dyshohet se vendosi ndezës granate brenda një biznesi në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në prill të këtij viti dhe policia ka arrestuar 46-vjeçarin Admir Zefi në Manati.

Në pranga ka rënë Admir Zefi, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë arrest në burg në mungesë nga Gjykata e Lezhës.

Në muajin Prill, 46-vjeçari hodhi ndezës granate në drejtim të qytetarit me iniciale S.P. në një restorant në Lezhë. Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale.

Admir Zefi akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve shpërthyese


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë