Ka ndodhur

Hodhën mbetje hidrokarburesh në lumin Gjanica, nën hetim tre punonjës në Fier

Gazeta Si – Tre persona janë vënë nën hetim për ndotjen e lumit Gjanica në Fier. Policia njofton se tre të proceduarit penalisht, janë punonjës të dy kompanive private me aktivitet në fushën e hidrokarbureve.

Nga hetimet rezulton se 2 kompanitë, ku janë punonjës përgjegjës këta shtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit, pasi kanë shkarkuar aty mbetjet e këtyre lëndëve.

Si rezultat u proceduan penalisht një 34 vjeçar me detyrë drejtor i Qendrës së Prodhimit të Naftës në Fier; një 35 vjeçar, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Dekantimit në një kompaninë private në Patos; si edhe një tjetër 61 vjeç, me detyrë drejtor i operacioneve të hidrokarbureve, në një kompani tjetër private.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë