Shendet

Historike, për herë të parë kryhet një transplant zorrësh te një fëmijë

Një vajzë 1-vjeçare spanjolle është bërë fëmija i parë në botë që kryen një transplant të suksesshëm të zorrëve nga një donator që vdiq nga një problem në zemër.

Këtë e lajmëroi të martën spitali La Paz i Madridit.

“Fëmija tani ka dalë nga spitali dhe është në gjendje shumë të mirë në shtëpi me prindërit e saj”, thuhet në deklaratë.

Spanja është një lider global në transplantet e organeve, me mbi 102 prej tyre për milion banorë të kryera në vitin 2021, një normë e tejkaluar vetëm nga Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të ministrisë spanjolle të shëndetësisë.

Foshnja, Emma, ishte diagnostikuar me dështim të zorrëve kur ishte vetëm një muajshe, sepse zorra e saj ishte shumë e shkurtër dhe shëndeti i saj u përkeqësua me shpejtësi derisa bëri transplantin.

Përveç zorrëve, Ema bëri transplant edhe të mëlçisë, stomakut, shpretkës dhe pankreasit.

“Lajmi i mirë është se ajo vazhdon të jetojë, se Emma është shumë e guximshme dhe dëshmon çdo ditë se dëshiron të vazhdojë të jetojë”, u tha nëna e saj gazetarëve përpara se të falënderonte familjen e donatorit dhe mjekët. Ajo tha se Ema tani është 17 muajshe.

Dhurimet e organeve vijnë nga një person i vdekur pasi mjekët konfirmojnë mungesën e rrahjeve të zemrës.

Ajo që e bën të veçantë rastin e Emës është vështirësia në ruajtjen e zorrëve për shkak të karakteristikave të organit tretës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë