Futboll

Historike për futbollin e femrave, Vllaznia në grupet e Ligës së Kampioneve

Gazeta Si – Emocione të mëdha në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Jo nga Vllaznia e meshkujve, por ajo e femrave që sot ka shkruar historinë. Për herë të parë një skuadër shqiptare në futboll shkon në grupet e Ligës së Kampioneve, kompeticionit më të rëndësishëm europian në rang klubesh.

Vllaznia mundi sot 2-1 ukrainaset e Vorskla Kharkhiv, ndërkohë që ndeshja e parë, e luajtur po në Shkodër, kishte përfunduar në barazim, 1-1. Ishte një kualifikim dramatik për vajzat e Vllaznisë.

Nga ndeshja Vllaznia-Vorskla, 2-1. Gazeta Si, 28 shtator 2022

Amerikania Paterson dhe kosovarja Gresa Berisha shënuan golat e fitores për Vllazninë në ndeshjen e sotme. Paterson i kaloi shkodranet në avantazh në pjesën e parë, Vorskla barazoi me Korsun dhe vetëm në minutat e fundit erdhi goli i kualifikimit historik me Berishën.

Vllaznia në futboll për femra shënon kështu një arritje të jashtëzakonshme, duke u kualifikuar mes 32 skuadrave më të mira të Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë