Hogeg Moshe, pronari i Beitar Jerusalem, skuadër e futbollit elitar në Izrael, i ka befasuar të gjithë së fundi. Jerusalemi është një vend i njohur për qëndrimet antiarabe, ndërsa pronari i Beitarit ka marrë një vendim historik: feja dhe besimi nuk janë kritere për lojtarët që do t’i bashkohen ekipit të tij, duke lënë të kuptohet se do të ketë edhe lojtarë arabë.
Beitar Jerusalem ka fituar 6 herë kampionatin në Izrael. Ky klub ka në rrënjët e tij historinë e të djathtës nacionaliste izraelite dhe nuk ka pasur kurrë lojtarë të komunitetit arab izraelit, që përfaqëson 17.5% të popullsisë në vend. Arabët izraelitë ndahen në myslimanë dhe të krishterë.
“Beitar nuk është një klub racist. Nga sot feja nuk është më një faktor në zgjedhjen e futbollistë”, – ka thënë në një konferencë për shtyp Hogeg Moshe, i cili është një sipërmarrës që ka blerë klubin e Beitarit në javët e fundit. Sipas pronarit të ri, në ndërtimin e skuadrës së re të Beitarit ka rëndësi vetëm kriteri sportiv. “Ta refuzosh një lojtar vetëm se është arab, është një formë racizmi”, – ka shtuar Moshe. Klubi nga Jerusalemi hap një faqe të re në historinë e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.