Ekspozite

Historia pikturës së vjedhur ‘Portreti i një të riu’

Piktura e humbur, nga Raffaello Sanzio, është portreti i një djali, ndoshta një autoportret i vetë piktorit, i cili në të kaluarën kishte qenë në pronësi të një koleksionisti nga Schio.
Sipas historisë së shkruar në libra, më pas piktura u shit në Holandë, përfundoi në duart e një artisti polak dhe mendohet se u shkatërrua përfundimisht nga nazistët.

Një thesar, ndoshta i humbur përgjithmonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, rruga komplekse e të cilit është rindërtuar nga studiuesi Ezio Maria Simini në “Quaderni di storia e di Cultura Scledense”.
Sidoqoftë, jo gjithçka është e qartë dhe historia e pikturës “Portreti i një të riu” të Raphaelit është ende pjesërisht e mistershme. Historia thotë se, piktura u ruajt në minierën Altaussee, në Austrinë e Epërme. Kjo minierë është shndërruar në depon më të madhe të veprave të artit të grumbulluara në vitet e luftës.

Ndryshe nga shumë kryevepra të tjera, ajo nuk u gjet kurrë, pavarësisht punës së paçmuar të bërë nga njerëzit e Monumenteve, grupi i krijuar pikërisht për të gjetur artin e vjedhur nga gjermanët.
Ka nga ata që mendojnë se në realitet nuk është shkatërruar, por thjesht është zhdukur dhe ndoshta ka përfunduar në duart e ndonjë koleksionisti okult.

Nga muzeu kombëtar në Krakov, nga i cili është vjedhur piktura me urdhër të Hitlerit, ata konfirmojnë këtë tezë, duke shpjeguar se korniza origjinale bosh ende qëndron në muret e ekspozitës.
Në vitin 2012, u përhapën thashetheme për zbulimin e pikturës por ishte një mashtrim.
Për historinë e kësaj vepre është shkruar edhe një roman “Piktura e Rajhut” (Deti), nga shkrimtarja Caterina Boschetti.

Burimi: Il Giornale/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë