Mode

Historia pas motivit më të kërkuar të modës: Flutura

Në modë, flutura është fjalë për fjalë kudo tani. Chanel e vendosi atë në pistë së bashku me Blumarine dhe Alberta Ferretti, për pranverë 2022. Ndërkohë, bluza me flutur e Emanuel Ungaro e vitit 2000 për Mariah Carey është bërë disi legjendë në vitin 2021, me kaq shumë njerëz që e rikrijuan atë. Gucci gjithashtu ka përdorur fluturën përsëri dhe përsëri. Dhe është e vështirë të mos kesh parë të paktën një kapëse klasike flokësh me flutura në TikTok.

Por çfarë fshihet pas rritjes meteorike të një prej krijesave më të lezetshme të modës?

Si simbol, flutura daton që nga shekulli i 18-të.

“Ka shembuj të jelekëve të meshkujve që përmbajnë flutura të qëndisura”, thotë historiania e modës Raissa Bretaña.

Një herë tjetër që flutura bëri një debutim të madh ishte gjatë periudhës surrealiste të viteve 1920. Synimi i gjeneratës së parë të surrealistëve ishte të bënin të renë e njohur dhe të tregonin një botë të brishtë plot tension në një realitet të ri, të ngjashëm me ëndrrat.

“Elsa Schiaparelli kishte një prirje të veçantë për përdorimin e insekteve në dizajnet e saj”, shton Bretaña. “Koleksioni i verës së vitit 1937 i Schiaparellit shfaqi një printim fluture shumëngjyrësh dhe ajo do t’i kthehej motivit të fluturës në xhaketat e saj të famshme të zbukuruara”.

Bluza që Mariah Carey veshi në “VH1’s Divas 2000: A Tribute to Diana Ross” është bërë trend për shumë njerëz në vitin 2021. Olivia Rodrigo dhe Saëeetie ( këngëtare) kohët e fundit riinterpretuan pamjen e Carey. Dhe kush mund të harrojë fustanin epik të Christina Aguilera me flutura Versace nga Grammy 2000? Dua Lipa e nderoi gjatë VMA-ve të këtij viti.

“Viti 2000 paraqiste një ndjenjë të ngjashme të kërcënimit ekzistencial si Covid-19, kështu që është interesante të shihet rëndësia paralele e fluturës në këto dy periudha”, shpjegon Valerie Jacobs, stilist.

“Viti 2000 nuk ishte vetëm fillimi i një dite të re, viti i ri apo dekada e re. Ishte fillimi i një shekulli të ri. Sapo e kthyem atë faqe, pamë fluturën në nivelet më të larta të modës”.

Për shumë njerëz, flutura simbolizon gjithashtu një mesazh pozitiv mes një bote ende në një pandemi. Kjo ishte ideja e Susan Alexandra-s, e cila është bërë e njohur për çantat e saj me rruaza flutur dhe kapëset e flokëve në një ylber ngjyrash.

“Më pëlqen që fluturat simbolizojnë rilindjen dhe lirinë”, thotë ajo.

Me tendencën që vazhdon të rritet, duket se flutura është printimi më i kërkuar në modë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë