Dokumentar

Historia e ndërtimit të kullës Eiffel, së shpejti në një dokumentar

Nga Gazeta Si - “Eiffel Tower: Building the Impossible”, është dokumentari që do të publikohet së shpejti për publikun, i cili do të hedhë dritë mbi atë që iu desh inxhinierit pionier Gustave Eiffel për të ndërtuar monumentin e famshëm francez.

“Eiffel Tower: Building the Impossible” u prodhua si pjesë e Programit Global Doc i cili bashkon transmetuesit kryesorë ndërkombëtarë.

Caroline Behar, drejtuese e bashkëprodhimeve dhe blerjeve ndërkombëtare në Factuals Unit), tha se dokumentari ka “një stil origjinal vizual” që pasqyron se si “puna e Eifel-it është vërtet moderne”.

Duke u zhvilluar në vitin 1889, dokumentari portretizon ngritjen e Eifel-it në zemër të revolucionit industrial dhe kronikon aventurën e tij teknike dhe arkitekturore për të ndërtuar kullën. Dokumenti tregon gjithashtu se si Eiffel ndërtoi më shumë se 300 vepra civile metalike në të gjithë botën, nga viaduktet tek urat, stacionet e trenave, fabrikat, si dhe struktura për Statujën e Lirisë.

Programi faktik po shpërndahet ndërkombëtarisht nga distribucioni i France tv dhe po lançohet në edicionin e 25-të të Unifrance Rendez-Vous në Paris.

“Dokumentari i Pascal Cuissot zbulon historinë e patreguar të Kullës Eifel, me një udhëtim zhytës nëpër veprat më të mëdha të Eiffelit në botë dhe skenave spektakolare”, tha Patrice Gellé, producent dhe menaxher i përgjithshëm në Bleu Kobalt.

Gelle shtoi se dokumentari do të jetë një “film historik mbi epikën e Zonjës së Hekurt”.

Julia Schulte, pjesë e France tv, tha se titulli “tregon historinë magjepsëse të arkitektit më vizionar gjatë kohës së tij – periudhën mahnitëse të revolucionit industrial – por edhe për një aventurier që udhëton globin për të përhapur frymëzimet e tij”.

Kulla Eiffel ndodhet në ‘Champ de Mars’ në Paris, është bërë ikonë ndërkombëtare franceze dhe një nga strukturat më të njohura mbarëkombëtare. Kulla Eiffel, e emërtuar sipas inxhinierit dhe projektuesit Gustav Eiffel, është ndërtesa më e lartë në Paris dhe është monumenti me pagesë më i vizituar në botë.

Kulla u ndërtua si hark hyrës për Exposition Universelle 1889. Edhe pse fillimisht u kritikua nga disa prej artistëve dhe intelektualëve kryesorë francezë për dizajnin e saj, që atëherë ajo është bërë një ikonë kulturore globale e Francës dhe një nga strukturat më të njohura në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë