Politike

Historia e ndërlikuar me 7 milionë euro! Si politika po çon drejt dështimit nisjen e Giro d’Italia-s nga Shqipëria  

Marrëdhëniet mes dy qeverive dhe qendrave të pritjes së emigrantëve  të ndërtuara nga Italia në Shqipëri, kanë lidhje me rastin. Por edhe paratë e kërkuara nga “RCS”, organizatorja e një prej aktiviteteve sportive më të famshme çiklistike në botë

Gazeta Si - Prezantimi zyrtar i Giro d'Italia 2025, duhej të bëhej në Romë të martën e kaluar, por nuk u zhvillua.

Më 31 tetor, kompania organizatore e garës, “RCS Sport”, njoftoi se gjithçka ishte shtyrë "deri në një datë të mëvonshme".

Është një fakt shumë i pazakontë, sepse prezantimet e tureve të mëdha të çiklizmit janë ngjarje shumë të rëndësishme dhe të pritura me padurim, të cilat mundësojnë fillimin e një organizimi të madh: jo vetëm të të apasionuarve që duan ta ndjekin, por edhe të vetë çiklistëve, të cilët zbulojnë karakteristikat e garës – nga do të nisë dhe nga cilat vende do të kalojë, sa dhe cilat ngjitje do të jenë, sa kilometra për provën e kohës, e kështu me radhë – dhe planifikojnë sezonin në përputhje me rrethanat.

Arsyet për një shtyrje kaq të çuditshme, kanë të bëjnë me faktin se, të paktën në plane, Giro d'Italia e radhës duhej të niste nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Prej disa kohësh ka ndodhur shpesh që Giro të niset nga jashtë, për arsye sponsorizimi ose komerciale.

Marrëveshja drejt dështimit

Vendet që duan të presin ndonjë etapë, duke tërhequr audiencë dhe shikueshmëri, paguajnë kompaninë që organizon Giro-n.

Lajmi nuk ishte ende zyrtar, por çdo vit, para prezantimit qarkullojnë thashetheme të ndryshme që zbulojnë diçka për itinerarin, sidomos për pikën e nisjes dhe këtë herë tashmë diheshin shumë detaje.

Megjithatë, marrëveshja për nisjen e Giro-s 2025 në Shqipëri aktualisht nuk ekziston, për shkak të disa mosmarrëveshjeve që përfshijnë qeverinë shqiptare, atë italiane dhe organizatoren e garës, “RCS”: kjo u konfirmua nga burime brenda të tre palëve të përfshira.

Kjo situatë pritjeje po kthehet në një çështje të vogël sportive dhe diplomatike mes dy qeverive në dukje miqësore, asaj italiane të Giorgia Melonit dhe asaj shqiptare të Edi Ramës, të cilët kanë bashkëpunuar shumë kohët e fundit: edhe falë kësaj marrëdhënieje në fakt.

Kjo, pasi qeveria italiane ka mundur të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për menaxhimin e emigrantëve që kërkojnë azil në Itali.

Emigrantë nga Lindja e Mesme në portin e Shëngjinit

Çështja e emigrantëve

Pikërisht çështja e qendrave italiane për azilkërkuesit në Shqipëri duket se është një nga problemet që qëndron në themel të mungesës së marrëveshjes për nisjen e Giro-s, edhe pse jo e vetmja.

Gazetarët Beppe Conti dhe Andrea De Luca të Rai Sport, të cilët ishin të parët që folën për këto probleme, i kishin motivuar duke shpjeguar se autoritetet shqiptare ishin mërzitur nga tonet me të cilat shtypi italian kishte raportuar për Shqipërinë, në një rritje gjithnjë e më shumë të politizuar për shkak të çështjes së qendrave.

Në fakt, duket se qeveria shqiptare është ankuar tek “RCS Sport”, e cila përveç organizimit të turit, është pjesë e grupit botues “RCS Mediagroup”, ai i drejtuar nga Urbano Cairo që boton mediat më prestigjioze në Itali: “Gazzetta dello Sport”, “Corriere della Sera” dhe që zotëron “La7”.

Sipas "il Post", burime nga qeveria shqiptare, të cilat kërkuan të mbeten anonime, iu referuan veçanërisht disa raporteve të transmetuara në “La7”, të cilat sipas tyre do të jepnin një imazh negativ për Shqipërinë: me pak fjalë, do të ishte paradoksale që qeveria shqiptare të paguante më pas këtë kompani, “RCS”, për të pasur të drejtën të organizojë disa etapa të Giro-s.

Giorgia Meloni viziton qendrat e emigrantëve në Shqipëri, së bashku me kryeministrin Edi Rama, më 5 qershor 2024

Çështje politike

Në çdo rast është vetëm një aspekt i problemit. Në fakt, të njëjtat burime shqiptare thonë se edhe “RCS” ka dyshime për nisjen e Giro-s në Shqipëri, nga frika se ky vendim mund të gjenerojë një reagim negativ tek shumë të apasionuar pas çiklizmit.

Shqetësimi ka të bëjë pikërisht me faktin se çështjet politike mund të penalizojnë ndjekjen e ngjarjes sportive.

Në të kaluarën, kur në 2018-ën Giro vendosi të niste nga Izraeli, pati protesta nga komuniteti italian palestinez dhe me këtë çështje u desh të merreshin edhe diplomacitë e vendeve të ndryshme.

Drejtuesit e Giro-s theksuan se eventi ka qenë gjithmonë i ekspozuar ndaj tensioneve më të mëdha se vetë Giro dhe që kanë pak lidhje me sportin.

“Ne nuk jetojmë në Hënë, por vrapojmë në rrugë, mes njerëzve”, ka thënë shpesh vitet e fundit Mauro Vegni, drejtor i Giro-s që nga viti 2012.

Është një frazë në dukje retorike, por që e përshkruan gjithashtu, pasi një ngjarje si Giro d'Italia ndikohet nga opinioni publik, me vendimin për vendndodhjen e fillimit të garës që mund të nxisë debate dhe polemika në gazeta, në rrjetet sociale dhe madje edhe në Parlament.

Në çdo rast, Vegni dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë bërë të qartë se do të donin të shmangnin përfundimin e Giro-s në debate politike.

Tri etapat e garës çiklistike Giro d'Italia të parashikuara për t'u mbajtur në Shqipëri

Oferta prej 7 milionë eurosh për 3 etapa?

Megjithatë, ideja e organizimit të nisjes së Giro nga Tirana ishte marrë në konsideratë nga “RCS”-ja shumë përpara se marrëveshja mes Melonit dhe Ramës të realizohej me memorandumin e mirëkuptimit për ndërtimin e dy qendrave për azilkërkuesit në Shëngjin dhe Gjadër.

Burime nga Ministria e Jashtme italiane dhe Ministria e Sportit konfirmojnë se diplomacitë e të dy vendeve janë të interesuara për çështjen mes Giro d'Italia-s dhe Shqipërisë, por pohojnë se problemi kryesor është i një tjetër natyre, thjesht ekonomike.

Marrëveshja fillestare parashikonte që Shqipëria do t'i paguante 7 milionë euro “RCS” për të menaxhuar tre etapat në vend.

Por më pas, Shqipëria kërkoi që kjo shifër të rishikohej ndjeshëm në rënie, nuk dihet nëse për shkak të bezdisjes për imazhin e Shqipërisë, e cila ndërkohë po pasqyrohej në mediat italiane dhe veçanërisht në mediat e “RCS”-së.

Pra, ka qenë kërkesa e palës shqiptare për një ofertë shumë më të ulët ekonomike ajo që ngadalësoi negociatat dhe detyroi “RCS” të shtynte prezantimin e nisjes së Giro-s. Megjithatë, qeveria shqiptare dhe “RCS” nuk e kanë konfirmuar këtë version.

Drejtori i Giro d'Italia-s, Mauro Vegni

Rreziku i largimit të çiklistëve më të mirë

“RCS Sport” ka bërë të qartë se së shpejti do të ketë përditësime dhe se në mesin e tyre do të jetë edhe thirrja e konferencës së re për shtyp për prezantimin e Giro 2025.

Ndërkohë, menaxhmenti i Giro-s është duke zhvilluar bisedime konfidenciale me disa prej çiklistëve më të rëndësishëm potencialisht të interesuar për të marrë pjesë në garën italiane, për t'u dhënë të paktën disa garanci.

Rreziku i vonesës së prezantimit, është në fakt se Giro do të humbasë imazhin e tij prestigjioz për sportistët më të ndjekur dhe më të kërkuar nga garat kryesore të fazës së çiklizmit, të cilat përveç Giro d'Italia-s përfshijnë edhe Tour de France dhe Vuelta-n spanjolle (ku garohet për tre javë dhe janë shumë angazhuese): veçanërisht dy të parat zhvillohen me disa javë diferencë dhe shpesh shumë çiklistë vendosin të marrin pjesë vetëm në një mes Giro d'Italia-s dhe Tour de France.

Ndër çiklistët që kanë treguar interes për Giro-n, janë dy garuesit më të fortë të skenës përreth, slloveni Tadej Progacar, i cili e fitoi atë këtë vit dhe danezi Jonas Vingegaard: nëse pasiguria do të zgjaste dhe do të dekurajonte pjesëmarrjen e tyre në Giro, do të ishte një humbje shumë e rëndë.

Tre etapat në Shqipëri

Edhe pa një prezantim të Giro d'Italia-s, tashmë shumëçka dihet prej javësh. Në Shqipëri ishin planifikuar tre etapa: një kronologji individuale në Tiranë më 9 maj, dhe më pas në 10 dhe 11 maj dy etapa rresht midis Tiranës dhe Durrësit dhe midis Durrësit dhe Vlorës.

Nga Shqipëria, karvani i çiklistëve duhet të ishte nisur më pas në Pulia dhe më tej nga Brindizi. Dihen edhe faza të tjera që ishin planifikuar tashmë, por pasiguria e largimit tani mund të çojë në ndryshime.

Përveç Shqipërisë, hipotezat e tjera për nisjen e aktivitetit janë Sicilia dhe Trieste, ku kjo e fundit konsiderohet si alternativa më e vlefshme. Është vetëm në dukje anormale që një garë e madhe e fazës së çiklizmit të fillojë në një vend të huaj.

Tadej Pogačar me fanellën rozë në një shkëputje të vetme në Monte Grappa, në fazën e parafundit të Giro d'Italia 2024

Marketingu i nisjes së garave

Tour de France inauguroi këtë traditë tashmë në vitet 1950, Giro e imitoi atë në dekadën e ardhshme dhe me kalimin e kohës, ky zakon është konsoliduar.

Në bazë ka arsye ekonomike dhe mediatike, edhe pse shpesh kërkohen arsye simbolike apo përvjetorë që justifikojnë dhe fisnikërojnë zgjedhjen.

Shumë vende, evropiane dhe më gjerë, janë të interesuara të organizojnë një ngjarje të madhe si fillimi i një turneu: sepse tërheq njerëz, sepse ofron shikueshmëri në qytetet e tyre me pasoja pozitive mbi turizmin, ose sepse ndoshta një sponsor nga ai vend është i interesuar në promovimin e nismës.

Për organizatorët, fillimi nga jashtë do të thotë zgjerim i audiencës së spektatorëve dhe entuziastëve dhe mbi të gjitha arkëtimi i shumave zakonisht të konsiderueshme që ofron ai vend pritës për të siguruar ngjarjen.

Giro d'Italia filloi në 2010 nga Holanda, në 2012 nga Danimarka, në 2014 nga Mbretëria e Bashkuar, në 2016 përsëri nga Holanda, në 2018 nga Izraeli (rasti i parë dhe i vetëm i fillimit të një prej tre turneve të shkëlqyera të çiklizmit jashtë Evropës), në vitin 2022 nga Hungaria.

Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë