Ana e errët

Historia/ Djali bëri video intime me një të panjohur, u gjobit dhe iu boshatis llogaria

Të rinjtë vazhdojnë të japin besim dhe jo vetëm ndajnë pa asnjë problem jetën personale, por në lidhje nuk hezitojnë të tregojnë adresat e shtëpisë, fotografitë e prindërve, çdo gjë nga jeta e tyre e përditshme deri tek zhveshja dhe  ekspozimi i trupit.

Por ky besim në mjaft raste u ka kushtuar shtrenjtë, jo vetëm ankth, depresion i menjëhershëm dhe hedhje e videove në rrjet, por edhe zhvatje. Rasti më i fundit është një 25 vjeçar me banim në kryeqytet, që ra në dashuri me një të panjohur, me të cilën avancoi në rrjetet sociale duke kryer marrëdhënie on line. Por veprimet intime që ai kreu sipas kallëzimit të të riut, u regjistruan nga vajza që e ka shantazhuar vazhdimisht derisa ai është vënë me shpatulla mbas muri dhe aty kuptoi se e panjohura ishte një gjobvënëse.

Denoncuesi sipas dosjes që Gazetasi.al disponon dhe që iu tregua nga burime tepër të sigurta në policinë e Tiranës u kontaktua në aplikacionin google hangouts. “Mu prezantua si Zoi, vajza më tregoi që jeton në Kanada  dhe më pas e zhvendosi vendbanimin duke më sqaruar se kërkonte të ishte e vërtetë dhe pohoi që jetonte në Australi’’ thotë 25 vjeçari pranë autoriteteve policore.

Dy të rinjtë së pari kanë shkëmbyer biseda me tekste, dhe më pas kanë përparuar duke folur me video, por në aplikacionin google hangouts

“Gjatë takimeve me video, të dy kryem veprime erotike, shprehet i riu, me inicialet F. D. por më vonë presoni që mu prezantua si Zoi tha që e kishte regjistruar çdo veprim timin

I frikësuar ai kujton se e pyeti se çfarë kërkonte prej tij, dhe e reja nuk ka hezituar. E qartë ajo e ka urdhëruar: dua 200 euro

I bindur djali ka vrapuar në bankë dhe ka depozituar në llogarinë bankare  shumën që iu kërkuar. Saktësisht 200 euro. Por të nesërmen gjoba është rritur. Në të njëjtin aplikacion e panjohura e ka urdhëruar: kërkoj 750 euro në të kundërt do ta publikoj dhe jeta jote shkatërrohet

Përgjatë dy javëve të dhjetorit 2021, djali i mashtruar ka boshatisur llogarinë bankare nën ethet e  frikës se video intime do publikohej dhe se e ardhmja e tij do shkatërrohej. Kur nuk kishte më mundësi dhe kërkesat rriteshin për para, djali sipas dosjes u dorëzua dhe trokiti në polici. Kjo e fundit i thotë Gazetasi.al se ka kryer veprime hetimore intensive përmes njësisë C, e cila a kuptuar  se shumat e konsiderueshme ishin depozituar si fillim në llogarinë e një personi me inicialet Y. A dhe më pas A.J. Ne dyshojmë thotë jo zyrtarisht policia se të rinj të shumtë kanë rënë në grackën e këtyre llogarive që rezultojnë me adresë në qytetin San Isidoro, Hangony, por transfertat është e pamundur të kryhen përmes bankave mbasi nuk realizohen shërbime të tilla drejt Filipineve.

Pagesat sipas policisë janë kryer më pas përmes pay pal dhe portofoleve online. Policia i thotë Gazetasi.al se duke krijuar intimitet dhe duke përfituar nga besimi i të rinjve, ata ndajnë fotografi intime apo video erotike dhe më pas gjenden të shantazhuar.

Policia sqaron se këta persona i marrin dhe zhvatin paratë përmes aplikacioneve dhe ka disa raste ku dhe në Shqipëri të rinj që krijojnë lidhje online, kërcënojnë përmes telefonit duke përfituar të ardhura nga viktima e tyre. Edhe në rastin e 25 vjeçarit policia i thotë Gazetasi.al se ka regjistruar hetimet për akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë