Manchester United dhe Tottenham do të luajnë sfidën e parë në kompeticionet evropianë në Finalen e UEFA Europa League 2024-’25. Mirëpo ato njihen shumë mirë me njëra-tjetrën në ishull pasi kanë zhvilluar 204 takime prej ndeshjes së parë në vitin 1899. “Red Devils” kanë qënë më të suksesshëm ndër vite por së fundmi ka optimizëm të shtuar tek djemtë e Ange Postecoglou (Tottenham).
28 Janar 1899, në FA Cup do të ndeshej Newton Heath (sic quhej në atë kohë Man Utd) me Tottenham. Skuadrat barazuan 1-1 në “Northumberland Park” në Veriun e Londrës dhe 4 ditë më pas u zhvillua ndeshja shtesë ku Willie Bryant shënoi një tregolësh por Tottenham fitoi 5-3. Spurs fituan vetëm 1 ndeshje në 9 pasardhëset dhe nga 204 takimet e zhvilluara United ka fituar 96 herë ndaj 57 të Tottenham. Mes 2001 dhe 2009, “Red Devils” nuk pësuan humbje për 26 takime rradhazi.

Përballjet në sezonin 2024-‘25
Premier League – 29/09/2024 Man Utd 0-3 Spurs
Johnson 3, Kulusevski 47, Solanke 78
Carabao Cup – 19/12/2024 Spurs 4-3 Man Utd
Solanke 15, 54, Kulusevski 46, Son 88; Zirkzee 63, Amad 70, Evans 90+4
Premier League – 16/02/2025 Spurs 1-0 Man Utd
Maddison 13
Postecoglou vs Man Utd
Spurs nuk pësojnë humbje në 6 ndeshje ndaj United, 5 të fundit nën drejtimin e Postecoglou (4F, 1B) duke fituar 3 sfidat e këtij sezoni. Australiani u mund nga “Red Devils” (0-2) në në vitin 2000 kur drejtonte South Melbourne në “FIFA Club World Cup.

Amorim vs Tottenham
Kur Ruben Amorim drejtonte Sporting CP luajti përballë Tottenham në sezonin 2022/23 të Champions League, duke marrë 4 pikë pas 180 minutave në grup. United i humbi dy ndeshjet që nga mbërritja e porugezit, rekordi i të cilit nda Spurs është, 4N, 1F, 1B, 2H.
Fitorja më e thellë e Spurs: 6-1 (04/10/2020)
Fitorja më e thellë e United: 5-0 (22/01/1910)
Finalja e vetme mes tyre
United dhe Spurs janë takuar vetëm një herë në historinë e tyre në një Finale. Ajo është në sezonin 2008/09 në “League Cup” kur Sir Alex Ferguson dhe “Red Devils” fituan 4-1 me 11 metërsha pas barazimit pa gola në kohën e rregullt. 21 vjeçari Jonny Evans atëherë ishte titullar dhe sot në moshën 37 vjeçare ai është sërish pjesë e United.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.