Gazeta Si – Sinodi i Shenjtë zgjodhi këtë të dielë Imzot Joan Pelushin, si Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale.
Ai do të pasojë Anastas Janullatosin, i cili e udhëhoqi Kishën Ortodokse të Shqipërisë për 32 vite. Mësohet se më 29 mars do të mbahet ceremonia e fronëzimit të tij.
“Me thirrjen e Shpirtit të Shenjtë sipas kanoneve të shenjta dhe statutit të Kishës Ortodokse të Shqipëri, duke paraqitur votat tona kanonike mbi tryezën e shenjtë kemi zgjedhur mitropolitin e Korçës, Hirësinë e tij, imzot Joanin kryepeshkop të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë”.
Vetë kryepeshkopi i ri u shpreh se do ta zbatojë me devotshmëri
“Me përulësi duke iu bindur vullnetit hyjnor, pranoj këtë shërbim të lartë dhe premtoj se do ta zbatoj me devotshmëri detyrën time priftërore. Do të respektoj kanonet e shenjta dhe traditën e shenjtë dhe do të përpiqem me gjithë forcën time të mbroj të drejtat e Kishës”, tha ai.
Zgjedhja e Imzot Joanit vjen pas më shumë se 30 vitesh drejtimi nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë më 25 janar në moshën 95-vjeçare në Athinë.
Ai la pas një trashëgimi të madhe në ringritjen e Kishës pas periudhës së ateizmit. Në testamentin e tij, Kryepeshkopi Anastas kishte shprehur dëshirën që në krye të Kishës të zgjidhej një klerik shqiptar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.