Sociale

Hiqet çadra e vaksinimit nga Sheshi Skënderbej, qytetarët mund të vaksinohen në qendrat shëndetësore

Qytetarët nuk mund të vaksinohen më kundër Covid-19 në sheshin "Skënderbej", pasi struktura do të zhvendoset në qendrat shëndetësore, duke nisur nga e enjtja e 25 nëntorit.

Këtë e ka njoftuar vetë Ministria e Shëndetësisë në rrjetet sociale duke shtuar dhe se pika e përshtatur e vaksinimit në stadiumin "Air Albania" do të vazhdojë të jetë e hapur.

MSH rikujton se vaksinimi anti-Covid është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me frenim të imunitetit si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Aktualisht po kryhet edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë