Ka ndodhur

Hiqej si zyrtar i lartë dhe tentoi t’i merrte 200. 000 euro një biznesmeni, arrestohet 42-vjeçari

Gazeta Si – Një 42-vjeçar, Arjan Ballcaj, ka rënë në pranga, pasi ka tentuar të përfitonte 200 mijë euro nga një biznesmen nëpërmjet mashtrimit duke u prezantuar si zyrtar i lartë.

Arrestimi i 42-vjeçarit, banues në Kamëz ka ardhur në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar “Replay 2”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë