Shendet

Hipotermia magnetike, një trajtim i mundshëm për endomitrozën

Shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Oregonit, kanë gjetur një trajtim të mundshëm për endomitrozën.
Endometrioza është një gjendje e karakterizuar nga prania e endometriumit, membranës mukoze që normalisht mbulon zgavrën e mitrës, jashtë saj.


Të udhëhequr nga eksperti Oleh Taratula, ata kanë zhvilluar një qasje të re nanoteknologjike për të lokalizuar endomitrozën dhe për të hequr shenjat tipike të saj.

Studimi , i botuar në revistën “Small” , tregon se nanogrimcat e oksidit të hekurit, të injektuara në mënyrë intravenoze, veprojnë si një agjent kontrasti.

Në fakt, ato grumbullohen në lezione(shenjat) duke i bërë më të dukshme falë një teknike të avancuar imazherike, siç është rezonanca magnetike. Kur ekspozohen ndaj një fushe magnetike alternative, nanogrimcat arrijnë temperatura mbi 120 gradë dhe shenjat hiqen me nxehtësi si rezultat, heqin lezionet me nxehtësi.

Hipotermia magnetike, nuk është konsideruar kurrë si një mjet i mundshëm për heqjen e dhimbjeve endometriotike pasi grimcat e tjera magnetike, kanë efikasitet relativisht të ulët të ngrohjes.


Grimcat mund të nxehen mjaftueshëm vetëm pasi të injektohen direkt në indin e sëmurë, por kjo nuk është një qasje realiste për endometriozën.

Hulumtuesit më pas zhvilluan nanogrimca në formë gjashtëkëndore, që kanë një kapacitet ngrohjeje më intensive sesa nanogrimcat sferike konvencionale.

Modifikimi i nanogrimcave me një suplement që synon një receptor qelizor të bollshëm, në qelizat endometrike përmirësoi aftësinë e tyre për t’u grumbulluar rreth zonës që prekej nga endomitroza.

Për më tepër, hetimet e kryera te minjtë me ind endometrial të transplantuar në laborator treguan aftësinë e nanogrimcave për të zhdukur qelizat anormale.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 10% e grave në moshë riprodhuese vuajnë nga ky çrregullim. Simptomat më të shpeshta të kësaj gjendje janë dhimbje pelvike, hemorragji, zgjatje e menstruacioneve dhe dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.

Aktualisht nuk ka shërim, megjithëse heqja kirurgjikale e indit mund të përmirësojë gjendjen për të mos kaluar në fertilitet.
Burimi: Il giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë