Ka ndodhur

Himarë, humb jetën aksidentalisht në një pyll 55-vjeçari

Një 55-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Himarë. Sipas policisë, rreth orës 08:30, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Nivicë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. P.

Policia dyshon se viktima, gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme, aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë