Gazeta Si – Një 46-vjeçar me iniciale L.D., është vënë në pranga, pasi dyshohet se është kreu i një grupi që fuste para false në qarkullim në Tiranë dhe në Korçë.
Arrestimi i tij, u bë falë operacionit policor të koduar “50 Dollars”, i cili kishte nisur 2 muaj më parë, kohë në të cilën u vunë në pranga 3 shtetas për të njëjtën akuzë.



Gjatë kontrollit fizik atij i është gjetur një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që ai përdorte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




