Pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda proaktive, seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe ai i hetimit kibernetik, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan operacionin policor të koduar “Crypto”, në kuadër të cilit u shpall në kërkim shtetasi R. N., 48 vjeç, banues në Kosovë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi R. N., administronte një subjekt në të cilin kishte punësuar shtetasin R. B.
Klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompetente dhe që nuk gjurmohen për origjinën e tyre.
Gjatë operacionit u sekuestruan 60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro, 2 kompjutera, 1 laptop, dhe një aparat celular.
Vijon puna për kapjen e shtetasit R. N.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




