Ka ndodhur

Hidhnin në qarkullim euro false, pranga 5 adoleshentëve në Tiranë

Gazeta Si – Pesë adoleshentë në kryeqytet, janë arrestuar, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Policia thotë se në kuadër të operacionit policor të koduar “Money Scam”, ka vënë në pranga shtetasit E.P., 19 vjeç; E.H., 19 vjeç; L.K., 17 vjeç, Xh.Ç., 17 vjeç dhe A.H., 16 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

Këta shtetas, pasi blinin kartëmonedha të falsifikuara nëpërmjet rrjeteve sociale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në qytetin e Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë