Sot, në orën 18:00, u hodh në studiot e “Radio Televizionit Suisse” në Gjenevë dhe jo në Nyon, si zakonisht shorti për fazën e grupeve të Champions League, ku u përcaktuan 8 grupet me 32 skuadrat që do marrin pjesë në edicionin e sivjetshëm. Pavarësisht ndryshimit të rregullores së shortit, nuk u shmangën dot përplasjet e mëdha në këtë fazë.
Grupi A: Bayern Munich, Atletico Madrid, Salzburg, Lokomotiv Moscow
Grupi B: Real Madrid, Shakhtar Donetsk, Inter, Borussia Monchengladbach
Grupi C: Porto,Manchester City, Olympiakos, Olimpique de Marseille
Grupi D: Liverpool, Ajax, Atalanta, Midtjylland
Grupi E: Sevilla, Chelsea, Krasnodar, Rennes
Grupi F: Zenit, Borussia Dortmund, Lazio, Club Brugge
Grupi G: Juventus, Barcelona, Dinamo Kiev, Ferencvaros
Grupi H: Paris Saint-Germain, Manchester United, Leipzig, Istambul Basaksehir

Çmimet
- Çmimi President i është dhënë Diedier Drogba, një çmim special në karrierë për sulmuesin e Fildishtë
- Portieri më i mirë: Manuel Neuer fitoi titullin e portierit më të mirë në Ligën e fundit të Kampionëve.. Me të ishin edhe kandidatët Keylor Navas i Real Madrid dhe Jan Oblak i Atletico Madrid
- Portierja më e mirë për femra: Sarah Bouhaddi e Lyon fiton titullin e portieres më të mirë femër të futbollit në Ligën e fundit të Kampionëve
- Mbrojtësi më i mirë: Joshua Kimmick është mbrojtësi më i mirë në Ligën e fundit të Kampionëve
- Mbrojtësja më e mirë për femra: Wendie Renard fiton titullin si mbrojtësja më e mirë për femra në Ligën e fundit të Kampionëve
- Mesfushori më i mirë: Kevin de Bruyne është shpallur mesfushori më i mirë i sezonit të kaluar t ë Champions League.
- Mesfushorja më e mirë: Dzsenifer Marozsan e Lyon është shpallur mesfushorja më e mirë e sezonit të kaluar të Champions League.
- Sulmuesi më i mirë: Robert Lewandowski është sulmuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve të fundit.
- Sulmuesja më e mirë: Pernille Harder, në sezonin e kaluar në Wolfsburg dhe tani në Chelsea, është sulmuessja më e mirë në futbollin e grave për Ligën e Kampionëve të fundit.
Datat dhe formula e kompeticionit
Skuadrat pjesëmarrëse në fazën me grupe të Ligës së Kampionëve kanë mësuar tashmë kundërshtarët e tyre, pas hedhjes së shortit në Gjenevë. Finalja e turneut më të rëndësishëm në rang klubesh në Europë është programuar për më 29 maj, në stadiumin “Ataturk” të Stambollit. Por deri në këtë datë është një rrugë e gjatë përpara.
Ndeshjet e para të fazës në grupe luhen më 20 dhe 21 tetor, për të vazhduar me xhiron e dytë më 27 dhe 28 tetor, xhiro e tretë më 3 dhe 4 nëntor, e katërta më 24 dhe 25 nëntor, e pesta më 1 dhe 2 dhjetor dhe e gjashtë më 8 dhe 9 dhjetor. Faza e 1/8-ve është programuar për më 16 shkurt dhe 17 mars, çerekfinalet më 6 dhe 14 prill dhe gjysmëfinalet mes 27 prillit dhe 5 majit.
Topi i ri
Është zbuluar ndërkohë topi i ri “Adidas” për fazën me grupe të Ligës së Kampionëve. “Për herë të parë, – shkruhet në faqen zyrtare të UEFA-s, – topi është i një dizenjoje unike dhe i teknologjisë më të fundit. Sipërfaqja është e tillë, që u lejon lojtarëve më të mirë në botë precizion dhe kontroll më të mirë të topit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




