Është hedhur në Nion të Zvicrës, shorti i 1/16-ave, të Champions League. Ashtu si pritej, përballjet janë mjaft interesante, të cilat pritet të dhurojnë emocione dhe spektakël. Superpërballja do të jetë padyshim, ajo mes Barcelonës dhe Psg. Kështu, goglat kanë vendosur të sfidojnë Messin dhe Neymar, teksa dy shokët duhet të bëjnë më të mirën e tyre për përballjen.
Gjithashtu sfida interesante janë ato mes Atleticos dhe Chelsea apo edhe Borussia Dortmund-Sevilla. Fati i ka buzëqeshur Juventusit, që do të ndeshet me Porton, në një përballje, që nuk frikëson aspak italianët dhe u jep mundësi mos të lodhen shumë.
Një short shumë të vështirë kanë pasur ekipet ku militojnë lojtarët e kombëtares shqiptare. Lazio e Strakoshës do të duhet të përballet me kampionët në fuqi të Bayern, ndërsa Atalanta e Gjimshitit do të masë forcat me Realin, e cila është e etur për sukses në Europë. Ndërkaq Liverpool do të luajë ndaj Leipzig, një short i kënaqshëm duhet thënë ky për anglezët, duke parë kundërshtarët që ka evituar.
Rregullat janë të qarta dhe është e përcaktuar që skuadrat e vazos së parë t’i luajnë ndeshjet e para në transfertë, kurse të kthimit në shtëpi.

Raundi i 1/16-ve është përcaktuar të luhet në datat 16-17 shkurt dhe 23-24 shkurt (ndeshjet e vajtjes) , kurse më 9-10 mars dhe 16-17 mars (ndeshjet e kthimit). Të gjitha sfidat nisin në orën 21:00. Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet hidhet më 19 mars.
Borussia Monchengladbach-Manchester City
Lazio-Bayern Munich
Atletico Madrid-Chelsea
RB Leipzig-Liverpool
Porto-Juventus
Barcelona-PSG
Atalanta-Real Madrid
Sevilla-Borussia Dortmund
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




