Ka ndodhur

Hidhet nga furgoni në lëvizje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën gruaja 55-vjeçare

Gazeta Si – Një grua dyshohet se është hedhur nga një furgon pasagjerësh që po lëvizte në aksin e rrugës kombëtar Peqin-Elbasan dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 në vendin e quajtur Papër. Viktima është identifikuar si M.Gj., 55-vjeçare, nga Rrogozhina.

Ndërkaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po dokumenton prova dhe dëshmi për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të pazakontë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë