Nga Gazeta ‘Si’- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (10 nëntor) në Shkodër.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre heronjtë” në qytetin e Shkodrës, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur në oborrin e një banese eksplozivin.
Shpërthimi ka ndodhur në derën e banesës së Ardian Fierzës, të cilit dyshohet se edhe në muajin gusht iu vu eksploziv te biznesi i tij, një agjenci funerale.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.